EMRI/ Aksident në aksin Mamurras-Fushë Krujë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë shoferi 60-vjeçar

Aksident Ne Mamurras

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Mamurras – Fushë Kruje, ku një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur pranë rrugës.

Drejtuesi i mjetit i identifikuar si shtetasi Tonin Musteqja, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

EMRI/ Aksident në aksin Mamurras-Fushë Krujë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë shoferi 60-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook