Julian Nagelsman e ka cilësuar një “grup kërkues” atë C ku ka përfunduar Bajenr Mynih pas shortit të Ligës së Kampioneve. Bavarezët kanë rënë në gurpin e vdekjes përkrah Barcelonës së Levandovskit dhe Interit, ashtu si edhe Viktoria Plzen të Republikës Çeke.
“Ky është një grup kërkues, i mbushur me sfida. Interi është përforcuar mirë, është një klub që ka festuar shumë suksese ndërkombëtare dhe është ringjallur në vitet e fundit.
Me Barcelonën padyshim që historia me Levën ishte e paracaktuar. Unë shpresoj që të arrijmë rezultate të ngjashme me ato ndaj Barçës në vitet e fundit.
Plzen ishte kampion i Çekisë para skuadrave të Pragës dhe kjo do to thotë diçka. Ne do të duhet të jemi plotësisht të përkushtuar që në start, po e presim me padurim”, tha Nagelsman për shortin.
Arena e Lajmit