Inzagi sfidon Bajernin dhe Barçën në Ligën e Kampioneve: Ne jemi Interi!

Simone Iznagi ka qenë ndër të parët që ka komentuar shortin e Ligës së Kampioneve që vendosi Interin e tij në një grup me Bajern Mynih, Barcelonën dhe Viktoria Plzen. Grupi C është vlerësuar nga të gjithë si “Grupi i ferrit”, por Inzagi e sheh çdo gjë me optimizëm, i bindur se ekipi i tij do të dijë të tregojë vlera ndaj kujtdo.

inzagi

“Liga e Kampioneve është një kompeticion me shumë prestigj, do të takohemi me skuadra shumë të forta dhe të mirëorganizuara, por si gjithmonë do të përgatitim çdo ndeshje në mënyrën më të mirë, duke studiuar çdo detaj, pasi e dimë se në nivele të tilla, nuk ekzistojnë ndeshje të lehta dhe të sigurta.

Ne jemi Interi, e përballojmë këtë turne me entuziazëm, me objektivin për t’i dhënë vazhdimësi rrugëtimit që kemi bërë që në vitin e kaluar’, theksoi trajneri i zikaltërve për faqen e klubit.

Arena e Lajmit


Inzagi sfidon Bajernin dhe Barçën në Ligën e Kampioneve: Ne jemi Interi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook