Levandovski, Haland dhe Di Maria. Shorti i Champions i ktheu të tre yjet mbrapsht

Një rastësi e çuditshme është vënë re në shortin e fazës në grupe të Ligës së Kampioneve që u hodh sot në Stamboll. Tre lojtarë të cilët u transferuan me shumë bujë gjatë kësaj vere, do të vihen menjëherë kundër ish-skuadrave të tyre.

Lewandowski-Against-Haaland

I pasi është padyshim Robert Levandovski i cili shkroi historinë te Bajerni me golat e tij,. Sulmuesi u transferua te Barcelona gjatë verës, por goglat e shortit bënë që ai të ketë pikërisht bavarezët si rivalë në grupet e turneut.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Erling Haland, i cili la Borusia Dortmund për t’iu bashkuar Mançester Sitit. Tani, sulmuesi norvegjez do të luajë përsëri poshtë “Murit të verdhë” në Dortmund, por si një kundërshtar i skuadrës gjermane.

Ndërkaq, Di Maria mbylli kontratën e tij me PSG-në në këtë verë dhe u transferua si lojtar i lirë te Juventusi. Si për ironi të fatit, shorti i Ligës së Kampioneve vendosi bardhezinjtë si kundërshtarë pikërisht të parisienëve ku ai luajti në 7 vitet e kaluara, por edhe Benfikës ku u bë një emër i njohur në futbollin botëror e siguroi një transferim te Real Madrid.

Arena e Lajmit


Levandovski, Haland dhe Di Maria. Shorti i Champions i ktheu të tre yjet mbrapsht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook