Lëvizje të rëndësishme te Milani, kuqezinjtë “blindojnë” skuadrën me tre rinovime

Përveçse për afrimet, te Milani punojnë edhe për rinovimet. Disa akorde janë arritur e të tjera synohen. Ato të cilave u mungon zyrtarizimi lidhen me emrat e Sandro Tonalit, Pier Kalulusë dhe Rade Kruniçit.

Tonali

Dy të parët do të rinovojnë deri në vitin 2027. Për italianin, 2.7 milionë euro në sezon. Një rritje e ndjeshme nga 1.4 milionët aktualë. Hov cilësor financiar edhe për Kalulunë. Ai do të kalojë nga 1 milion në 1,5 që do të rriten me nga 100 mijë çdo vit falë paraqitjeve të francezit.

KALULU 1

Në prag zyrtarizimi, edhe marrëveshja mes Milanit dhe Rade Kruniçit. 2 milionë në sezon për boshnjakun i cili do t’u mungojë kuqezinjve në pesë ndeshjet e radhës për shkak të një tërheqjeje ne pjesën e përparme të kofshës së majtë.

Krunic

Arena e Lajmit


Lëvizje të rëndësishme te Milani, kuqezinjtë “blindojnë” skuadrën me tre rinovime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook