Masakroi në votim të gjithë rivalët, Karim Benzema shpallet “Lojtari i vitit UEFA”

Askush nuk ka dyshime që Karim Benzema ka qenë lojtari më i spikatur i edicionit të kaluar futbollistik teksa udhëhoqi Real Madrid drejt titullit kampion në La Liga e sidomos Ligën e Kampioneve në Europë. Për këtë arsye, me një votim ku ka “masakruar” me diferencë të thellë çdo kundërshtar, Benzema u shpall fituesi i trofeut “Lojtari i vitit” nga UEFA në ceremoninë e sotme në Stamboll.

benzema

Sulmuesi francez mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, duke qenë jashtëzakonisht i shkëputur nga Kevin De Bryjn i cili ishte i dyti me vetëm 122 pikë. Në vendin e tretë u renditu shoku i tij i skuadrës te Reali, portieri Tibo Kurtua me 118 pikë, ndërsa i katërti ishte Robert Levandovski me 54 pikë.

“Jam shumë i lumtur, është hera e parë që fitoj këtë trofe por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitoj trofe me skuadrën. Ançeloti është trajneri më i mirë në botë, ai i bën gjërat si duhet me çdo lojtar, na jep besim dhe të tregon çfarë të bësh para çdo ndeshje”, tha Benzema pasi u ngjit në skenë për të marrë trofeun.

Arena e Lajmit


Masakroi në votim të gjithë rivalët, Karim Benzema shpallet “Lojtari i vitit UEFA”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook