Partizani, zero lekë nga shitjet/ Ja kush është “blerja” e vetme e Superiores

Pavarësisht se nga Partizani janë larguar plot 15 lojtarë, asnjëri prej tyre nuk e shtoi llogarinë bankare të të kuqve. Klubi ka disa lojtarë premtues në skuadër, por deri më tani duket se nuk ka mbërritur oferta e duhur, që do t’i bënte drejtuesit të hiqnin dorë nga ndonjëri prej tyre.

PARTIZANI

Vitet e shkuara kanë treguar se Partizani nuk ka ende një strategji të qartë që të fitojë nga shitjet e lojtarëve. Kjo u pa qartë edhe në skuadrën që fitoi titullin kampion. Përveç Esat Malës dhe Trashit, që gjithsesi u shitën për shifra modeste, të gjithë të tjerët u larguan me parametra zero. Madje këtë e bëri edhe Jurgen Bardhi, që është talenti më i madh i dalë nga akademia e kuqe në vitet e fundit.

Pavarësisht se nuk e ka shumë “zanat” shitjen e lojtarëve, Partizani vit pas viti nuk është kursyer për të blerë lojtarë nga klube të tjera të Kategorisë Superiore apo edhe në ligat fqinje.

mensah

Sivjet të kuqtë do të paguajnë rreth 50 milionë lekë të rinj për Mensah, i cili behët transferimi i vetëm i kësaj vere në Superiore, për të cilin është paguar. Gjithsesi, as ai nuk është blerje, pasi Skënderbeu fiton nga taksa e formimit.

Arena e Lajmit


Partizani, zero lekë nga shitjet/ Ja kush është “blerja” e vetme e Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook