Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj e ka cilësuar shembjen e paligjshme të “Prestige Resort” një akt i tmerrshëm dhe sulm ndaj medias.
Në një intervistë në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se është koha për protesta për ta rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Ai shtoi se Rama ka marrë në dorë të gjitha institucionet dhe vepron kundër ligjit, ndërsa shton se është bërë i rrezikshëm për kombin.
“Edhe sikur të ishte pa leje, pse nuk i prish kullat 50 katëshe në Tiranë? Janë pa leje. Ky është presion ndaj medias. Kambanat po bien për të gjithë ne. U bë protesta e profesorë, ai u tall. Mendoj se atij po i vjen fundi, por ne duhet ta përshpejtojmë këtë fund. Ky ka bllokuar rrotacionin. PS nuk ekziston, e ka blerë Edi Rama. Ky vetëm vjedh, dihet kjo punë. Çfarë presim tjetër të bëjë? Është si puna e lakmuesit. Lakmuesin ku e ka dhënë me prishjen e “Prestige Resort”, goditjen që i bëri Berishës. Të njëjtën gjë do bëjë sepse nuk di të bëjë gjë tjetër.
Nga ana tjetër, e ke parë si u ulet në gjunjë europianëve? Model pa etikë, jo model burrështeti. Na turpëron edhe ne. I përulesh atij dhe na vë shkelmin ne shqiptarëve?
Po i hap shumë probleme dhe atyre që duan të ikin, sepse Britania normalisht do i kthejë… ky hap probleme kudo që ka shqiptarë.
Një frymë dhunë dhe terrori shtetërorë. Këto as nuk sjellin letër me vulë, funksionojnë në mënyrë informale.
Këtu të dhunon polici në rrugë, doganieri… gjuha e Ramës ordinere, nuk e kemi ne këtë edukatë si komb.
Kjo që ka ndodh me “Prestige Resort”, është e tmerrshme, e paimagjinueshme shembet një pronë pa asnjë letër, në fundjavë. Të gjithë institucionet janë në dorën e Ramës. Ku është prokuroria? Shoqëria civile?
Lufta ka qenë vetëm mediat tuaja me opozitën. Nuk mjafton, duhet të dalin atje. Sa punonjës mbetën pa punë atje?! 200 punonjës.
Është moment për t’u organizuar dhe për ta rrëzuar këtë qeveri. Është e mundur, por do organizim nga opozita, unë shoh që njerëzit janë të gatshëm. Është bërë i rrezikshëm për kombin”, tha ai.