Goglat e shortit të Champions-it u treguan të pamëshirshme për Interin, teksa e vendosën përballë dy ekipeve gjigante si Bajerni i Mynihut dhe Barcelona. Pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë, drejtuesit e Interit janë optimistë dhe besojnë te cilësitë e skuadrës.
Në lidhje me shortin foli edhe legjenda zikaltër, Havier Zaneti, i cili ndër të tjera u shpreh se Interi ‘nuk ka frikë, por vetëm respekt’ ndaj kundërshtarëve.
“Është një grup shumë i vështirë, i ndërlikuar me dy skuadra që priren të bëjnë shumë mirë në këtë garë. Ne jemi Interi. Ishim në lartësinë e duhur kundër Liverpulit sezonin e kaluar, duhet të jemi në top formë dhe këtë sezon. Liga e Kampionëve është një garë me detaje, kundër më të mirëve në botë. Ne jemi aty dhe do të themi fjalën tonë”.
Bajerni është një skuadër e konsoliduar, Barcelona ka gjetur ekuilibrin nën drejtimin e Ksavi dhe ne duam të vazhdojmë procesin e rritjes nga viti i kaluar. Nuk kemi frikë, vetëm respekt. Mendoj se Interi do të jetë gati dhe i përgatitur”, ka thënë zëvendëspresidenti i Interit, Zaneti për Sky Sport Italia.
Arena e Lajmit