Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje skype në “Open” në News24, ka komentuar sulmin e djeshëm ndaj kreut të PD Sali Berisha.
Ai ka fajësuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama, si nxitje e dhunës dhe krijimin e një situatë që kulmoi me sulmin e djeshëm.
“Mendoj që ky koment mundtë ishte por nuk mund të bëhet, moment reflektimi i politikës për kulturën e dhunës që është gjeneruar politika këto 30 vjet, ku mungon marrja e përgjegjësisë për veten, por gjithmonë gjendet një armik që demonizohet nga një krah.
Politika bëhet mbi këto emocione njerëzish e jo mbi ide e projekte e interesa të përbashkëta.
Unë e kam provuar vetë një histori të ngjashme, gjykoj që fut ujë ideja që është njeri i infiltruar shumë i mençur që dokumentin ja kanë dhënë.
Një njeri i infiltruar nga policia duhet të jetë i zoti i mençur dhe racional, nuk justifikohet me veprimin që bëri.
Me apo pa raport për mua ai njeri nuk është një njeri normal. Pa dyshim është një njeri i politizuar e pa një mendim kritik, si në rastin e militantëve ekstreme. Gjykoj që akti vjen nga gjuha e dhunshme e Ramës, vrasjet metaforike që i bën çdo ditë kundërshtarëve, e realizon një militant i tillë i sëmurë psikik.
Përgjegjësia e politikës që kanë krijuar një politikë të tillë konflikti.
Mua, një i sëmurë psikik kishte urrejtje politike ndaj meje, më shihte në televizion dhe më theu xhamin e makinës.
Në një krah opozita tha ja kanë bërë me qëllim ,se pse sa më shumë të demonizohet aq më mirë është, ndërsa policia që është me qeverinë e manipuloi ngjarjen edhe tha sa nuk e dinte që ishte makina ime, edhe pse familjarët e tij thonin të kundërtën”, tha ai.
Arena e Lajmit