Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës teksa ka dënuar “aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar.
Meta shtoi se apelon fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.
Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, shkroi Meta.