EKSKLUZIVE/ Flamurtari godet në merkato, vlonjatët akord me ish-yllin e Kukësit (VIDEO)

Flamurtari bën goditjen e madhe në merkato.

Erik Flores Kukesi

Klubi ka siguruar shërbimet e Erik Flores, brazilianit që gati 6 vite më parë luante te Kukësi.

“Panorama Sport”mëson ekskluzivisht se mesfushori me tipare sulmuese ka pranuar që të rikthehet në Shqipëri, kësaj radhe për mbrojtur ngjyrat e kuqezinjve.

Me të do t’i jepet zgjidhje edhe ngërçit që skuadra ka pasur me finalizimin. Reparti i avancuar ka shfaqur shumë vështirësi në 5 miqësoret e zhvilluara, dhe sidomos pas dëmtimit të Andi Ribajt dhe Gesti Diamantit.

PARAKONTRATA

Gjithçka duket e mbyllur me 33-vjeçarin.

Burime konfidenciale pranë klubit konfirmojnë për gazetën se lojtari nga vendi i “sambas” e ka firmosur tashmë parakontratën.

Në kësi kushtesh, kthim pas nuk ka.

Ai pritet që javën që vjen të mbërrijë në Vlorë dhe prezantohet zyrtarisht si blerja më e re.

Paraqitja e tij në kohën kur luante te verilindorët dhe potenciali që zotëron, shihet si “bonus” për objektivit që Flamurtari ka këtë vit: që është ngjitja në Superiore.

KARRIERA

Erik Flores është i datëlindjes 1989 dhe ka lindur në Rio de Zhaneiro.

Lojtari 1.69 metër i gjatë mbahet mend mirë nga tifozët e Kukësit për atë që dha në sezonin 2015- 2016.

Në 42 ndeshje që u aktivizua, ai e gjeti 9 herë rrjetën.

Një dëmtim i rëndë në gju e detyroi fantazistin brazilian që të qëndronte gjashtë muaj larg fushave.

Kjo bëri që klubi verior të prishte kontratën më.

Më pas u bë pjesë e Boavistës, për të kaluar më pas në Seria B te Criciuma.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe një eksperiencë te Brasiliense, ndërsa sezonin e fundit e ka mbyllur te Remo.

CV-ja e tij është vërtetë mbresëlënëse, por ajo që ka joshur më së shumti vlonjatët është pa dyshim performanca fantastike që ai kishte te Kukësi.

ERIK FLORES (1)

MERKATO

Erik Flores nuk do të jetë i vetmi afrim në Vlorë.

Ai do të pasohet edhe nga dy goditje të tjera, deri në mbylljen të merkatos së verës.

Burime pranë klubit të futbollit “Flamurtari”, pohojnë se javën e ardhshme do të mbërrijnë në Vlorë edhe dy futbollistë.

Gjasat janë që edhe ata të jenë të huaj. Emrat mbeten mister, por mësohet se luajnë si mesfushorë dhe sulmues.

– Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Flamurtari godet në merkato, vlonjatët akord me ish-yllin e Kukësit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook