EKSKLUZIVE/ Partizani tenton rikthimin e bujshëm, zbulohen prapaskenat me lojtarin që u prezantua te Egnatia

Me largimin e Egzon Belicës, Partizani e ktheu veten në merkato për gjetjen e të paktën një qendërmbrojtësi me eksperiencë, që të mbulojë hapësirën e lënë nga Belica, madje ta forcojë akoma më shumë skuadrën.

malota

Por gjasat janë që të vijnë dy lojtarë. Marcelino Preka është një transferim thuajse i sigurt, pasi është një lojtar që premton për të tashmen, por edhe për të ardhmen dhe mund t’i sigurojë klubit para nga shitja e tij.

Gjithsesi, kërkohet edhe një lojtar me eksperiencë dhe së fundmi “Panorama Sport” mëson se të kuqtë kanë në listën e dëshirave Renato Malotën.

33-vjeçari tregoi nivel të lartë vitin e shkuar me Laçin, por vendosi të largohej dhe të firmoste me skuadrën e Egnatias.

SKENARI – Megjithatë, debutimi me rrogozhinasit nuk ka ardhur ende dhe në klub janë justifikuar me një problem shëndetësor të mbrojtësit.

Gjithsesi, dyshimet më të mëdha janë që palët të jenë drejt ndarjes së parakohshme në mënyrë që lojtarit t’i hapet rruga për t’u kthyer te Partizani pas plot katër vitesh.

Mbetet për t’u parë se sa Egnatia do të jetë e gatshme për ta lënë lojtarin të lirë, por është e qartë se për Malotën, interesi i Partizanit ngjitet mbi dëshirën për të bërë mirë tek Egnatia.

Drejtuesit e kuq kanë nisur lëvizjet e para, pasi kanë studiuar terrenin dhe kanë kuptuar se mund të mbërrijnë te Malota.

E SHKUARA – Lezhjani është pa dyshim një emër me mjaft gjurmë në futbollin tonë.

Ai ka luajtur në elitë me skuadra si Partizani, Vllaznia, Dinamo, Kukësi apo Laçi, teksa në karrierën e gjatë të tij, Malota ka arritur të fitojë titullin kampion me “nëndetësen” në vitin 2010 dhe Kupën e Shqipërisë me Kukësin në 2016-ën.

Në rast se do të transferohet në kryeqytet, kjo do të ishte aventura e tretë për mbrojtësin te Partizanit.

Ishin të kuqtë që i dhanë shansin të debutojë në Superiore në vitin 2009, kur e morën nga Besëlidhja.

Pas një sezoni, ai u largua nga “demat”, për t’u rikthyer në vitin 2016, ku qëndroi për dy sezone.

MAVRAJ – Përveç tij, Partizani është në bisedime edhe me Mërgim Mavrajn, por dalja në skenë e Malotës, na shtyn të mendojmë se rruga për të mbërritur tek ish-mbrojtësi i Kombëtares është vështirësuar.

Partizani nuk dëshiron të bëjë çmenduri, për sa u përket rrogave.

RENATO MALOTA (1)

DENIS LALA – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Partizani tenton rikthimin e bujshëm, zbulohen prapaskenat me lojtarin që u prezantua te Egnatia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook