Bernardo Silva vazhdon të jetë lajm dite në merkaton dalëse të Mançester Sitit.
Në fokusin e Barcelonës dhe PSG-së, ylli portugez i kampionëve të Anglisë pritet të qëndrojë në “Etihad” sipas trajnerit Pep Guardiola, sepse në drejtim të tyre nuk ka ardhur asnjë ofertë.
“Bernardo Silva do të qëndrojë te Mançester Siti, nuk ka asnjë negociatë”, konfirmoi trajneri i Sitit gjatë konferencës për shtyp përpara duelit të sotëm në Premier Ligë me Kristal Palasin.
“Ai do të qëndrojë këtu. Ne nuk na ka ardhur asnjë telefonatë nga asnjë klub për të. Prandaj ai do të qëndrojë. Unë u them se ai do të qëndrojë”, përsëriti tekniku katalanas.
Pep shtoi se lojtari nuk ka shprehur asnjë dëshirë për t’u larguar nga “Qytetarët”, ndërkohë që tani nuk ka më as kohë për të gjetur një zëvendësues.
Arena e Lajmit