Kishte fshehur 2 kg heroinë në kroskotin e makinës, arrestohet shqiptari në Volos

Whatsapp Image 2023 03 03 At 09.25.47

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në makinë me 2 kg heroinë.

Pas një operacioni policor jashtë Volosit, policia arrestoi një 40-vjeçar, i cili kishte fshehur në kroskotin e makinës katër pako me drogë. Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili akuzohet të jetë pjesëtar i një rrjeti të trafikut të drogës.

Gjithashtu policia sekuestroi edhe një pako të pestë me 51 gr kokainë. Sipas burimeve shqiptari i arrestuar e kishte marrë lëndën narkotike nga Athina, me qëllim transportimin e tyre në Volos dhe Selanik, ku do të trafikoheshin. Policia duket se ka pasur informacion për itinerarin dhe mbrëmjen e djeshme mjeti me drejtuesin 40-vjeçar është përballur me policinë në New Pagasse, Magnezi.

Arena e Lajmit

Kishte fshehur 2 kg heroinë në kroskotin e makinës, arrestohet shqiptari në Volos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook