Merkato drejt fundit/ Vlonjatët e Flamurtarit presin tri afrime nga jashtë

Mungesat për shkak të dëmtimeve kanë ndikuar së tepërmi në testet miqësore të Flamurtarit, ku “thembra e Akilit” mbetet reparti ofensiv.

flamurtari

Në këto kushte, po punohet për afrime në sul, ku synohet gjetja e “njeriut gol”. Për shkak të mungesës në tregun vendës, po shikohen variante në tregun e huaj. Gjasat janë që vlonjatët të kryejnë tri goditje në mbyllje të merkatos së verës.

Burime pranë klubit kanë bërë të ditur për “Panorama Sport” se njëri prej të huajve mund të mbërrijë në Vlorë këto dy ditë. Megjithatë, pritet të shikohet çdo të ndodhë me këto afrime të përfolura dhe se sa do ta ndihmojnë ato skuadrën në arritjen e objektivit.

Arena e Lajmit


Merkato drejt fundit/ Vlonjatët e Flamurtarit presin tri afrime nga jashtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook