19 minuta në fushë i mjaftuan mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, për të zhvilluar një performancë mbresëlënëse ndaj Interit, në triumfin 3-1 që skuadra e Lacios arriti në shtëpi.
Shqiptari u hodh në fushë në minutën e 71-të, kur ndeshja ishte 1-1 duke zënë vendin e Lazarit, teksa u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar “Sofa Score”.
Statistika mbresëlënëse për Hysajn, që fitoi 2 nga 2 duelet me kundërshtarët teksa e preku 15 herë topin. Ajo që vlen të theksohet është saktësia kirurgjikale në pasime. Të gjitha pasat e Hysajt, 12 në total, ishin të sakta mbrëmjen e sotme ndaj Interit. Edhe topat e gjatë rezultuan të gjithë të saktë.
Me futjen e Hysajt, loja e Lacios mori një tjetër rritëm, teksa i gjithë ky pragmatizëm u finalizua me 2 gola të tjerë që sollën fitoren e merituar të kryqytetasve.
Arena e Lajmit