Aksidentohet një nga makinat e eskortës së kryeministrit të Kosovës

Albin Kurti

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është aksidentuar rrugës për në Gjilan.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar dhe se askush nuk është lënduar në këtë aksident komunikacioni, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”,  ka thënë zëdhënësi i Qeverisë.

Arena e Lajmit

Aksidentohet një nga makinat e eskortës së kryeministrit të Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook