Arapi i kënaqur përgjysmë pas pikës së parë: Kemi ende shumë për të përmirësuar

Teuta ka siguruar sot pikën e parë në Superiore duke marrë një barazim të luftuar 1-1 ndaj Bylisit. Një sfidë e vështirë, por një rezultat i merituar sipas trajnerit Renato Arapi, i cili në “Oversport” vlerësoi ekipin e tij për atë që kishte dhënë në fushë.

Arapi

“Sot u munduam që t’i jepnim dorë edhe disa djemve të rinj për shkak se kishim edhe dëmtime e mungesa. Nisëm një pjesë të parë të mirë, por kur lëshuam zotërimin e topit, na krijuan probleme dhe pësuam edhe golin. Në pjesën e dytë dominuam në çdo aspekt, jam i kënaqur edhe me ata që luajtën zëvendësues se dhanë 100%.

Normalisht që ka vend për të bërë më mirë, por ishim edhe të detyruar për shkak se Jazxhi ishte i dëmtuar dhe Idrizaj nuk ishte në 100% të tij. Deri diku jam i kënaqur, por jo vetëm në ndeshje, por edhe stërvitje, duhet të hyjmë për t’u përmirësuar, se futbolli është sport gabimesh se ka gjithmonë episode që nuk i ke parashikuar e gjithmonë duhet të mendosh për t’u përmirësuar”, tha Arapi.

Arena e Lajmit


Arapi i kënaqur përgjysmë pas pikës së parë: Kemi ende shumë për të përmirësuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook