“CNN” për tensionet në veri: Mes rritjes së dhunës dhe përplasjeve me serbët, Kosova i bën thirrje NATO-s për ndërhyrje!

221212121138 02 Kosovo Road Barricade 121122

Tensionet në Veri të Kosovës janë pasqyruar nga mediat ndërkombëtare. Pas BBC edhe CNN ka sjellë në vëmendje përplasjet mes Beogradit dhe Prishtinës.

CNN është ndalur tek deklaratat e kryeministrit të Kosovës.

Më tej artikulli vijon:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës mes tensioneve në rritje në Veri të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kryeministri Kurti kërkoi nga Forca e Kosovës (KFOR), një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, të garantojë “lirinë e lëvizjes”, pasi ai akuzoi “bandat kriminale” serbe për bllokimin e rrugëve.

Një paqe ‘e brishtë’ është ruajtur në Kosovë që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-99, në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur Kosovën.

Ndërkohë Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në javët e fundit, minoriteti serb në Veri të Kosovës i janë përgjigjur me rezistencë të dhunshme lëvizjeve të Prishtinës.

Të shtunën, protestuesit serbë bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të një ish-polici serb.

Policia e Kosovës më vonë u vu nën zjarr me armë të lehta në disa lokacione dhe u kundërpërgjigj në vetëmbrojtje, tha forca në një njoftim për shtyp.

Ndërkohë, një granatë është hedhur në veturën e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Nuk ka pasur të lënduar.

Ish-oficeri i policisë është “akuzuar për kryerjen e akteve terroriste dhe sulmin ndaj rendit kushtetues”, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e akuzojnë atë për organizimin e sulmeve ndaj komisionit zgjedhor dhe policisë së vendit.

Pas shpërthimit, BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.

Autoritetet kosovare gjithashtu shtynë zgjedhjet lokale për në prill që do të mbaheshin fundjavën e ardhshme.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se Beogradi do t’i kërkonte KFOR-it që ta lejonte Serbinë të vendoste ushtrinë dhe policinë në Kosovë, por pranoi se nuk kishte asnjë shans për t’u dhënë leje.

Të dielën, Vuçiç tha se Serbia kërkoi lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga veri të Kosovës, por gjithashtu kërkon të ulë tensionet në rajon.

Vuçiç akuzoi autoritetet në Prishtinë dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për nxitje të tensioneve duke bërë “lëvizje të panumërta të njëanshme”.

“Sa herë që dikush mendon se kemi diçka të zgjidhur, shfaqet një problem tjetër”, tha Vuçiç.

Kryetarët serbë në komunat veriore të Kosovës, së bashku me gjykatësit vendas dhe rreth 600 policë, dhanë dorëheqjen muajin e kaluar në shenjë proteste ndaj një lëvizjeje të qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar targat e makinave të lëshuara nga Beogradi me ato të lëshuara nga Prishtina.

Kosova më vonë ra dakord të shtyjë vendimin dhe Beogradi tha se do të ndalojë lëshimin e numrave të rinj serbë të makinave.

Beogradi dhe Prishtina po zhvillojnë bisedime në Bruksel për të tentuar të normalizojnë marrëdhëniet dhe BE ka paraqitur tashmë një plan.

Arena e Lajmit

“CNN” për tensionet në veri: Mes rritjes së dhunës dhe përplasjeve me serbët, Kosova i bën thirrje NATO-s për ndërhyrje!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook