Ende i dëmtuar, Ibra ngushëllohet me superjahtin 20 milionësh

Zlatan Ibrahimoviç po rikuperohet nga dëmtimi në gju, por teksa në fushë nuk mund të bëjë asgjë, suedezi kërkon protagonizmin jashtë saj. Pasi Kristiano Ronaldo prezantoi jahtin e tij 27 metra “Azimut Grande”, Ibra i përgjigjet me një “Benetti Oasis” prej 34 metrash të cilin e ka quajtur “Unknown” (i panjohur).

zlatan-ibrahimovic-is-chilling-with-his-friends-on-a-luxury-yacht-called-unknown-196330-7

Suedezi në fakt kishte një “Riva 100 Corsaro” me vlerë 8 milionë, por para se ta blinte kishte parë një tjetër “Benetti Oasis”, madje 40 metra të gjatë. Në fund, ai zgjodhi versionin pak më të shkurtër, i cili i kushtoi 20 milionë euro. Pas blerjes, Ibrahimoviç ua ka treguar jahtin e ri në rrjetet sociale miliona ndjekësve apo siç i quan ai besnikëve. Natyrisht, marka “Benetti” është shfaqur mirë, në mënyrë që të reklamohet.

I nxjerrë në det gjatë këtij viti, “Unknown” ka një kuvertë të madhe kryesore me një gjatësi të përgjithshme prej 34.36 metrash; një bash 7.7 metra dhe tonazh bruto prej 200 tonësh. Mund të strehojë deri në 10 persona, në 5 dhoma të klasit të lartë. Mjeti lundrues në fjalë ka një ekuipazh prej shtatë vetash dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 16 nyjesh me një distancë deri në 2700 milje detare.

ibra jaht

Luksi duket i shfrenuar kur mendon se brenda jahtit ka një pishinë me xham të rrethuar me divane dhe zona të ndryshme argëtimi. Megjithatë, Ibrahimovicc mbetet një kampion që mendon për Milanin dhe më pas ka edhe një palestër të pajisur mirë, ku mund të stërvitet ndërsa pret të kthehet në “Milanello”.

Arena e Lajmit


Ende i dëmtuar, Ibra ngushëllohet me superjahtin 20 milionësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook