Anëtari i Kryesisë së demokratëve, Endri Hasa duke iu bashkuar reagimeve në kuadër të 32-vjetorit të PD-së, theksoi rëndësinë se kjo parti duhet të ishte e lirë nga mentaliteti komunist.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Hasa pohon se “Misoni për të patur një PD vërtetë të djathtë dhe Europiane vazhdon”.
RAGIMI I HASËS
32 vjet më parë, PD u krijua mes ëndrrash për një Shqipëri 🇦🇱 të lirë dhe antikomuniste, për një Shqipëri 🇦🇱 si gjithë Europa 🇪🇺.
Sot duhet ti kërkojmë ndjesë Demokratëve dhe Shqiptarëve që PD nuk arriti të ishte e lirë nga mentaliteti komunist dhe nuk i ka përmbushur ende aspiratat e atyre që donin një Shqipëri Europiane.
Misoni për të patur një PD vërtetë të djathtë dhe Europiane vazhdon.
Duhet ta bëjmë PD Europiane 🇪🇺 që të bëjmë Shqipërinë 🇦🇱 Europiane 🇪🇺
Ndryshimin gjithësecili duhet ta kërkojë në fillim tek vetja.Të gjithë bashkë do tja dalim!
Gëzuar!
Arena e Lajmit