“I kemi merituar këto katër pikë”, Xhika: Pritja si një gol? Ato i bën sulmuesi, unë bëra vetëm…

Erzeni u nda në një barazim me Kastriotin në transfertë me shifrat 0-0 në javën e dytë të Superiores. në një prononcim për “Oversport”, portieri i shijakasve, Dashamir Xhika, dha opinionin e tij për këtë sfidë, ku u shpall dhe më i miri.

xhika

Si ishte ajo pritje? – Ishte një refleks për portierin sepse ishte shumë afër. Por nuk është gol i portierit, gol bën sulmuesi. Unë bëra vetëm detyrën.

4 pikë në dy ndeshje? – Ne mendojmë të japim maksimumin pastaj rezultatin e vendos ndeshja. Dy ndeshje 4 pikë, kemi bërë maksimumin dhe i kemi merituar.

Sa i kënaqur je me 4-shen e mbrojtjes së Erzenit? – Me mbrojtjen jam shumë i kënaqur. Me 4 mbrojtësit shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e kemi treguar në këto dy ndeshje që nuk kemi pësuar gol.

Objektivat? – Objektivi ynë kryesor është qëndrimi në Superiore. Pastaj për sa i përket objektivave personalë shikohen nga ekipi. Nëse ekipi shkon mirë edhe unë normal që do shkojë mirë.

Arena e Lajmit


“I kemi merituar këto katër pikë”, Xhika: Pritja si një gol? Ato i bën sulmuesi, unë bëra vetëm…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook