Merr flakë autobusi i linjës interurbane në Berat, dyshohet se…

Autobusi Ne Flake

Një autobus i linjave interurbane është përfshirë nga flakët në një nga parkimet në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Thimi Tani” në lagjen “30-Vjetori” në Berat.

Autobusi me targa AA 436 RR, ishte duke u futur në parkim, kur papritur u përfshi nga flakët, që filluan të dilnin nga pjesa e përparme e motorit.

Drejtuesi i mjetit ka dalë jashtë pa lëndime dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëseje, që në një kohë të shkurtër kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të shuajnë zjarrit.

Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, për shkak edhe të rrezikut të mundshëm të përhapjes së flakëve drejt mjeteve të tjera të parkuara dhe banesave përreth parkimit.

Shefi i Repartit Zjarrfikës Berat, Artan Merko ka deklaruar se, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në motorino.

Merko ka pohuar se, zjarri u kap në kohë, pa shkaktuar asnjë të lënduar dhe asnjë dëm në mjetet e tjera të parkingut.

Merr flakë autobusi i linjës interurbane në Berat, dyshohet se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook