“Ministri i familjes kërkoi të mos preket sera e Beratit”, Berisha-Ramës: Hakmarrës primitiv, nuk e vret dot kauzën tonë!

Hjfghfjg

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit ka folur mbi sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit.

Berisha deklaroi se në serën e Beratit ku u gjetën 2 tonë kanabis janë përfshirë drejtori i Policisë së Beratit i cili sipas tij ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi i cili ka kërkuar që sera të mos preket dhe më pas nuk ka lejuar largimin e kreut të policisë së qytetit nga institucioni.

Ai gjithashtu shtoi se  agresori i tij Gerti Shehu është paguar nga kryeministri Rama për të kryer aktin e dhunës ndaj tij, ndërsa i bëri thirrje Ramës duke e cilësuar ‘hakmarrës primitiv’ që nuk do mundet ta vrasë kauzën e opozitës.

“Unë kam marrë mijëra mesazhe nga ju dhe ato konvergojnë në përgjigjen që duhet t’i japim Edi Ramës. Nuk kam imagjinuar përgjigje tjetër nga ajo që thoni ju, një përgjigje solemne kundër këtij armiku, burracake frikacak që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin e tij. Unë e fala Gerti Shehun për 2 arsye, e fala sepse është një mjeran që merr para, por se Gerti Shehu ka këtu ne parlament të kapardisur, s’ka moral këtu.

A e dini ju e kujt ishte sera e Beratit. Ua them unë. Janë sekuestruar mbi 2 tonë kanabis dhe sasi të mëdha gati për mbjellje, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në akademinë e policisë nga informacione 100% të sigurta, drejtori i Beratit ishte menaxhues i atij aktiviteti në Berat, por ai shkoi te ministri i familjes Çuçi dhe tha që vetëm ka zbatuar porosinë e Aranit Arapit, i cili ka folur në emrin e Çuçit, dhe tregoi komunikimin me SMS që ministri kërkon që ajo serë të mos preket. Ky pas kësaj bisede anuloi menjëherë largimin e Targajt nga policia e shtetit.

Çfarë është Gerti në krahasim me këtë, ky ia kalon 10 herë Gertit. Gerti vetëm mori një dorë parash nga Edi Rama. Këta janë rrezik personal për çdo njeri dhe u bën thirrje për beteja të reja, u bëj thirrje të ngrihemi se kjo kalbësirë nuk iken ndryshe përveç revolucionit. Ata q kanë frikë janë skllevër të krimit, janë monstra të krijuara nga skllavëria e krimit. Revolucioni nuk duhet të trembë askënd. Nuk do ikim deri sa të përzëmë kriminelin e fundit nga ky parlament, ndaj dhe mora fjalën për t’i deklaruar Edi Ramës se kauzën tonë nuk e vret dot, mor hakmarrës primitv. Mund të nxjerrësh një kriminel në rrugë, por një popull të tërë nuk do e presësh dot. Rroftë populli opozitar dhe revolucioni i saj”, deklaroi Berisha.

“Ministri i familjes kërkoi të mos preket sera e Beratit”, Berisha-Ramës: Hakmarrës primitiv, nuk e vret dot kauzën tonë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook