“Sot mungoi lojtari që krijon raste një kundër një”, Çela: Mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë

Kastrioti e mbylli sfidën e dytë të këtij sezoni me një barazim 0-0 ndaj Erzenit në shtëpi.

12313

Në përfundim të ndeshjes ka folur edhe vetë trajneri i krutanëve, Emiliano Çela i cili në një prononcim për “Over Sport” ka komentuar sfidën dhe paraqitjen e skuadrës së tij në fushë.

Ndeshja?

Jam i kënaqur nga skuadra sepse pash një ekip të ekuilibruar që kishte lojën në kontroll. Jam ikënaqur sepse gradualisht po gjejmë ekuilibër si në mbrojtje ashtu edhe në lojë. Sot na mungoi lojtari që jep shkëndijën, të krijonte raste një kundër një. Ishim ën sulm por nuk rrezikuam.

Blerjet e reja?

Jam i kënaqur. Sot kishim dy mesfushorë të rëndësishëm si Hasani dhe Mehmeti. Patëm mundësi të kryenim disa zëvendësime të rëndësishme. Gradualisht këta lojtarë do të futen në grup dhe do të gjejmë formacionin më të mirë.

Finalizuesi?

Kemi Gabriel që na ka pëlqyer, por ka vetëm katër ditë në Shqipëri. Ka nevojë të ambientohet kur të jetë në maksimum do ta shohim javë pas jave.

Jam i kënaqur nga lojtarët mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë.

Arena e Lajmit


“Sot mungoi lojtari që krijon raste një kundër një”, Çela: Mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook