Sulmi ndaj Berishës/ Boçi: Parlamenti të ngrihet në këmbë, kryeministri përgjegjës mungon në sallë

Capture62 433x300

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në parlament ka komentuar sulmin ndaj Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit, teksa tha se goditja ndaj kryedemokratit ka qenë një goditje ndaj gjithë opozitës dhe qytetarëve.

Boçi shtoi se autor i këtij krimi është kryeministri Rama, ndërsa i bëri thirrje që të paraqitet në parlament dhe të japë dorëheqjen.

“Në këtë parlament nuk mund të vijohet me fjalë të bukura pasi duhet të jetë në këmbë për të mbrojtur dinjitetin e vetë, pasi dinjiteti i opozitës është dinjiteti i qytetarëve, atë ditë nuk u godit Sali Berisha, por janë goditur opozita dhe qytetarët dhe i akuzuari i vetëm është ai që mungon vazhdimisht në këtë sallë, është kryeministri.

Ai të paraqitet këtu dhe të japë llogari për këtë krim të shëmtuar dhe organizimin e tij. Ai duhet të vijë dhe të deklarojë dorëheqjen e tij. Njerëzve i ka ardhur në majë të hundës nga sulmet e vazhdueshme të këtij kryeministri, ka kërcënuar drejtpërdrejt Berishën, Palokën, Gaz Bardhin e të tjerë vetëm si të eliminojë e t’i mbyll gojën opozitës. Të gjithë duhet të mbrojmë dinjitetin tonë”, tha ai.

Sulmi ndaj Berishës/ Boçi: Parlamenti të ngrihet në këmbë, kryeministri përgjegjës mungon në sallë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook