“Të kënaqur që i morëm pikë kampionëve”, Gega paralajmëron: Nuk na pret një Vllazni e njëjtë me atë ndaj Erzenit

Skënder Gega është i bindur se paraqitja sfida që e pret këtë të diele në Shkodër ndaj Vllaznisë do të jetë shumë e komplikuar për Kukësin e tij. Në një prononcim për RTSH Sport, Gega ka theksuar se ekipi është gati për një sfidë të komplikuar ndaj një ekipi që dëshiron të bëjë mirë, ndërsa ka konfirmuar se klubi vazhdon kërkimin në merkato për elementë cilësorë.

gega

“Është e vërtetë që vuajtëm në dy aspektet se ndeshja 90 minutëshe patjetër të nxjerr problem. U munduam që të jemi kompakt, të luajmë afër njëri-tjetrit. Në fakt Tirana na vuri në vështirësi, po ishte ndeshja e parë, pa justifikuar që mund të shkonte edhe ndryshe. Por me 1 pikë kundër ekipit kampion dolëm të kënaqur. Kemi punë për të bërë dhe do të mundohemi të korrigjohemi.

Siç është një javë, nuk është java tjetër dhe jam i sigurt që edhe Vllaznia nuk është ajo skuadër që u shfaq me Erzenin, jam i sigurt. Ka një potencial dhe tifozeri të madhe ndaj shkojmë të përgatitur për të përballuar një ndeshje shumë të vështirë. Patjetër gjatë javës jemi munduar të korrigjojmë gabimet, se një pjesë ka ardhur së fundmi, por do të mundohemi të eliminojmë gabimet, të luajmë në grup dhe të shfrytëzojmë çdo moment të dobët të Vllaznisë.

Daci? Çuditërisht fola para ndeshjes konkretisht me Dacin, që nuk kemi pse marrim kartonë që na penalizojnë në ndeshje. Por nganjëherë mosha e re dhe emocionet, dëshira e ngatërrojnë pak atë “fair play”. Ai dëmtoi ekipin por dëmtoi edhe vetveten, tani këto lojtarët që janë, secili ka shansin e vet.

Merkato mbyllet kur mbyllet. Besoj që nuk ka sekrete që po mundohemi dhe kemi hyrë në kontakte me dy lojtarë. Është çështje e klubit. Por edhe këto që janë janë do mundohemi t’i japim besim, nëse arrin dikush që bën diferencën, patjetër është i mirëpritur”, tha Gega.

Arena e Lajmit

 


“Të kënaqur që i morëm pikë kampionëve”, Gega paralajmëron: Nuk na pret një Vllazni e njëjtë me atë ndaj Erzenit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook