VIDEO/ Alibeaj: PD duhet të mbetet partia e vlerave europiane dhe anti-komuniste!

Alibeaj

Enkelejd Alibeaj, në një reagim në Facebook shprehet se Partia Demokratike në 1991 mori bekimin nga sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, James Baker. Nëpërmjet një video-mesazhi, Alibeaj thekson se ky moment mbetet një nga të rëndësishmit.

Statusi:

6 muajt e parë të lirimit, në qershor të vitit 1991, mori bekimin amerikan, nga sekretari amerikan i shtetit, James Baker. Dhe ishte ky në fakt, një nga momentet më të rëndësishme që bekoi atë që e cila ishte, është dhe duhet të ngelet Partia Demokratike e vërtetë: Partia e vlerave europiane, Partia e vlerave proamerikane, Partia e vlerave antikomuniste.

Më tej Alibeaj shkruan: Ëndrrën gjysmë-shekullore të shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë si Europa , për ta drejtuar Shqipërinë nga perëndimi nuk duhet t’ia tolerojmë askujt, ta ndalë! E për këtë gjithsecili prej nesh do duhet të bëjë sakrificën sublime.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Alibeaj: PD duhet të mbetet partia e vlerave europiane dhe anti-komuniste!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook