Vedat Muriqi padyshim që po kalon një periudhë fantastike këtë fillim sezoni, duke shënuar golin e dytë në javën e tretë të La Ligës.
Në minutën e 14’, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës mori një krosim të bukur në zonë, ku lëshoi një gjuajtje të fuqishme me kokë, për të kaluar Majorkën në avantazh kundër Vajekanosë së Balliut.
Në minutën e 64’ ai pasoi një top të bukur me kokë për të nxjerrë të boshatisur koreano-jugorin Li Kang-In për të shënuar dhe golin e dytë.
Kjo ishte fitorja e parë për Majorkën në kampionat, ku pas tre javësh regjistron katër pikë të grumbulluara.
– GOLI I MURIQIT
– ASISTI I MURIQIT
Arena e Lajmit