Juventusi dhe Roma nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në supersfidën e javës së tretë të Serisë A italiane.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit, të cilët gjetën avantazhin që në minutën e 2’ me Vlahoviç, i cili realizoi nga goditja e dënimit.
Në minutën e 69’ Dibala asistoi Abrahamin, me këtë të fundit që nuk gaboi me kokë përballë Sheznit.
Kështu Juventusi dështon të fitojë në ndeshjen e dytë radhazi, pas atij barazimi me Sampdorian, ndërsa Roma e Murinjos nga ana tjetër, tregon dhe njëherë që është një pretendent për titull pas këtij barazimi në transfertë.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Kremoneze mori një tjetër humbje, kësaj radhe në shtëpi përballë Torinos.
REZULTATET:
KREMONEZE 1-2 TORINO
Sernikola 80′ / Biançeti (A.G) 17′, Radonjiç 65′
JUVENTUS 1-1 ROMA
Vlahoviç 2′ / Abraham 69′
RASTET KRYESORE:
69′ GOOOL ROMA 1-1/ Dibala jep një superasist për Abraham, me anglezin që dërgon me kokë topin në rrjetë.
54′ Kuadrado lëviz bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij përfundon jashtë.
46′ Starton pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
25’ Lokateli shënon një supergol, por VAR e anulon për shkak të një prekje të topit me dorë nga ana e Vlahoviç gjatë fillimit të aksionit.
11’ Aleks Sandro lëshon një gjuajtje me të majtën nga distanca, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.
2′ GOOOL JUVENTUS 1-0/ Vlahoviç gjen rrjetën pas një goditje dënimi, duke kaluar vendasit në avantazh me një supergol.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
Juventus (4-3-3) – Sheznji, De Shiljo, Danilo, Bremer, Aleks Sandro; Lokateli, Mireti, Rabio; Kuadrado, Vlahoviç, Kostiç.
Trajner: M. Alegri
Roma (3-4-2-1) – Rui Patrisio; Mançini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Matiç, Kristante, Spinacola; Pelegrini, Dibala; Abraham.
Trajner: Zh. Murinjo
RENDITJA:
Arena e Lajmit