VIDEO/ Kastrioti dhe Erzeni ndahen në “paqe”, skuadrat nuk prodhojnë gola në ndeshjen e dytë të sezonit

Kastrioti dhe Erzeni e kanë mbyllur me një barazim 0-0 sfidën e javës së dytë në Kategorinë Superiore ndaj njera-tjetrës.

kastrioti erzeni

Të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin golin e epërsisë në këtë sfidë ku në pjesën e parë një ndërhyrje mbresëlënëse e portierit Xhika i mohoi golin vendasve.

Kastrioti rrëmben kështu pikën e parë të sezonit, ndërsa Erzeni shkon në katër pikë në total pas fitores në javën e parë ndaj Vllaznisë.

KOMENTI LIVE:

90+4 Përfundon sfida.

90′ Largohet Rodrigez për Erzenin, në fushën e lojës Souza.

87′ Tjetër zëvendësim te Kastrioti. Largohet Dida, në fushë Stojanoviç.

87′ Kastrioti provon me një top drejt zonës, Xhika kontrollon gjithçka.

85′ Leite Rodrigez provon të befasojë me një goditje nga distanca, topi përfundon jashtë.

82′ Kastrioti provon me një aksion të shpejtë, lojtarët e miqve ndalin gjithçka me një faull.

80′ Kastrioti me një tjetër zëvendësim. Largohet Mehmeti, në fushë Prenkoçeviç.

77′ Miqtë pretendojnë për një faull, arbiti bën me shenjë që loja të vazhdojë.

75′ Kastrioti provon me një aksion të shpejtë, pasimi i fundit nuk është ai i duhuri dhe rreziku largohet.

73′ Erzeni aktivizon Osmanllarin, nga fusha largohet Maloku.

67′ Arbitri sheh me VAR një ndërhyrje të lojtarëve të Erzenit, por nuk merr vendimin për të treguar kartonin e kuq.

64′ Tjetër zëvendësim te Erzeni, largohet Ademi në vendin e tij Thierno.

63′ Erzeni provon nga krahu i djathë, mbrojtja e vendasve largon rrezikun.

61′ Skuadrat bëjnë një pushim për tu freskuar.

59′ Ademi ndëshkohet me karton të verdhë.

47 Zëvendësim edhe te Erzeni, largohet Kriviçiç për ti lënë vendin Kahrimanoviç.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësime te Kastrioti largohet Cela, në fushë Arapi.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

45′ Rami ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Arbitri akordon një minutë shtesë.

41′ Ajazi provon me një goditje me kokë, Xhika shpëton Erzenin me një super ndërhyrje.

39′ Kundërsulm i shpejt i Erzenit, miqtë gabojnë pasin e fundit dhe i japin mundës mbrojtjes së Kastriotit të largojë topin.

37′ Mehmeti provon të avancojë drejt sulmit, ndalet nga mbrojtja e Erzenit dhe fiton një faull.

35′ Disa kontraste të ashpra në mesfushë, arbitri bën me shenjë që loja të vazhdojë.

32′ Kastrioti provon nga krahu i majtë, mbrojtja e vendasve ndal gjithçka.

31′ Cela ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndali me faull një kundërsulm të Erzenit.

30′ Arbitri ndal lojën për shkak të një kontrasti të ashpër në mbrojtjen e Kastriotit.

28′ Protesta nga vendasit për një rivënie anësore nga e djathta që arbitri e akordon në favor të Erzenit.

27′ Kastrioti provon nga e majta me një harkim të bukur drejt Celës që nuk e mbërrin dot topin.

25′ Miqtë provojnë nga e majta, avancimi i tyre ndalet shumë shpejt nga ana e mbrojtjes së Kastriotit.

23′ Kastriti provon me një top të gjatë drejt Celajt, arbitri ndal lojën për një pozicion të parregullt.

21′ Erzeni provon në sulm, avancimi i miqve ndalet nga një faull.

17′ Vendasit më kërkues provojnë me një top të gjatë në drejtim të Zogajt që spastrohet nga zona.

15′ Kastrioti provon me anë të një goditje dënimi, mrbotja e miqve spastron zonën

11′ Kastrioti provon nga e majta me Celën, mbrojtja e Erzenit mbyllet mirë dhe i detyron të kthejnë topin pas.

9′ Erzeni provon me një aksion nga e majta që ndalet nga një faull.

6′ Disa pasime të shpejta në mesfush të vendasve të cilët nuk arrin të konkretizojnë dot një top të gjatë drejt sulmit.

1′ Starton sfida

LIVE Kastrioti-Erzeni 0-0

FORMACIONET ZYRTARE:

Kastrioti: Sali, Selmani, Dida, Kodra, Rami, Karakaçi, Hasani, Mehmeti, Ajazi, Cela, Zogaj

Erzeni: Xhika, Iljazi, Sadiki, Krasniqi, Peposhi, Alan, Mehmeti, Ademi, Maloku, Kadriu, Kriviçiç

WhatsApp Image 2022-08-27 at 4.41.40 PM

Arena e Lajmit


VIDEO/ Kastrioti dhe Erzeni ndahen në “paqe”, skuadrat nuk prodhojnë gola në ndeshjen e dytë të sezonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook