VIDEO/ Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Poker

Arrestohet 41-vjeçari në Shkodër. Bëhet me dije se kishte vënë lokalin që administronte, në dispozicion të organizimit të lojës Poker.

Uniformat blu njoftuan se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa si edhe letra bixhozi.

Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, sekuestrohen një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Kishte vënë lokalin që administronte, në dispozicion të organizimit të lojës Poker, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të vënies së një ambienti, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast të këtyre paligjshmërive.

Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. R., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker. Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook