Zyrtare/ Këshilli i Rregullores iu jep mandatet dy deputetëve të rinj të PD-së, betohen sot në seancë

Keshilli

Marrin mandatet dy deputetët e rinj të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që iu dha zyrtarisht mandatet, Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda pritet të bëjnë betimin.

Nebijaj dhe Doda zëvendësuan në Kuvend dy ish-deputetët Grida Duma dhe Alfred Rushaj.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u zhvilluar sot nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj.

Z. Petrit Doda dhe znj. Orjela Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe, në mbështetje të nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhje u vendos të ftohen në seancën e sotme plenare për të bërë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit.

Zyrtare/ Këshilli i Rregullores iu jep mandatet dy deputetëve të rinj të PD-së, betohen sot në seancë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook