Gol dhe asist me Salcburgun/ Dijon Kameri, talenti shqiptar që po shkëlqen në elitën austriake

Një talent shqiptar me të ardhme të ndritur është duke shkëlqyer në elitën e futbollit austriak. Bëhet fjalë për Dijon Kamerin, i cili ditën e sotme ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Salcburg.

KAMERI

Kampioni në fuqi i Austrisë triumfoi ndaj Austria Lustenau me rezultatin e thellë 0-6. Talenti nga Kosova,  Dijon Kameri u fut në lojë në minutën e 67-të dhe menjëherë la gjurmë.

18-vjeçari fillimisht asistoi në minutën e 78-të për Adamu që shënoi për 0-5. Ndërkohë mesfushori ofensiv shqiptar gjeti golin e parë në Bundesligën austriake në minutën e 82-të kur realizoi për rezultatin përfundimtar 0-6, duke vulosur kështu sfidën. Kjo ishte paraqitja e dytë e Kamerit në Bundesliga me Salcburg.

“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme kur topi ishte në rrjetë, ishte e mrekullueshme, e mrekullueshme. Ndihem shumë mirë, skuadra më priti mirë dhe jam i lumtur. Fakti që munda të festoja me tifozët ishte vërtet e mrekullueshme dhe nuk do ta harrojë kurrë”, deklaroi Kameri për faqen zyrtare të klubit.

Arena e Lajmit


Gol dhe asist me Salcburgun/ Dijon Kameri, talenti shqiptar që po shkëlqen në elitën austriake

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook