Kapet ‘mat’ me 10 kg kanabis në makinë, 16 muaj burg për të riun shqiptar në Britani (EMRI)

Britani

Mirjam Kovaci është arrestuar dhe dënuar me 16 muaj burg në Britani pasi është kapur në makinë duke transportuar 10 kg kanabis.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt midis Penrith dhe Carlsie. 22-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet të tipit “Volvo S60” në momentin që u ndalua nga policia për kontroll rutinë.

Fillimisht Kovaci dha emër të rremë dhe nxori një kartë identiteti kroate me të dhëna false. Gjatë kontrollit fizik ne makinë, policia gjeti dhe sekuestroi 10 pako me kanabis me peshë mbi 10 kg të vlerësuar me rreth 34000-39000 paund.

Në seancën gjyqësore Kovaci prani akuzat për posedim të kanabisit me qëllim shitjen dhe identitet të rremë.

Arena e Lajmit

Kapet ‘mat’ me 10 kg kanabis në makinë, 16 muaj burg për të riun shqiptar në Britani (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook