Korrupsioni në doganën e Durrësit, Klevis Balliu: Vëllai i këshilltarit të Ramës mund të kapet duke vjedhur, por ai s’preket!

Klevis Balliu

Klevis Balliu ka reaguar pas denoncimit të publikuar në “News24” për korrupsionin në doganën e Durrësit.

Në një status në “Facebook”, Balliu thotë se qeveria Rama e ktheu korrupsionin në mision.

Reagimi:

ÇMENDURIA E RADHËS NË QEVERINË E ABSURDIT

Hajdutët e doganave që janë kapur në flagrancë nga gazetarë kurajozë, të cilët demaskuan korrupsionin e Doganave të drogës, as janë pezulluar nga detyra dhe as nuk janë arrestuar nga Policia.  Ky akt mosveprimi fakton që korrupsioni nuk është armik por është frymëzim, është kriter në këtë administratë.  Kush vjedh më shumë ngjitet më lart në hirarkinë e qeverisjes që institucionalizoj korrupsionin.  Vëllai i këshilltarit të Ramës  mund të kapet duke vjedhur apo në çdo lloj krimi tjetër por ai nuk preket.  Ndërkohë shqiptarët janë arrestuar për 500 lek të vjetra sepse nuk kishin faturë tatimore.  Kjo është qeveria që korrupsionin e ktheu në mision, vjedhjen e ktheu në kriter dhe krimin e ktheu në ligjin e vendit. Anti-ligji duhet larguar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë.

Arena e Lajmit

Korrupsioni në doganën e Durrësit, Klevis Balliu: Vëllai i këshilltarit të Ramës mund të kapet duke vjedhur, por ai s’preket!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook