Milani zgjedh mbrojtësin e të ardhmes. Sot pësoi 6 gola, të hënën hedh firmën në kontratë

Milani ka zgjedhur më në fund emrin e mbrojtësit i cili do të përforcojë repartin e tërhequr në vijimin e këtij sezoni. Ashtu siç ka ndodhur shpesh në këto dy sezone, kuqezinjtë kanë vendosur përsëri një “bast” për të ardhmen, pasi atyre do t’u bashkohet qendërmbrojtësi gjerman Malik Tiau.

tiau

Futbollisti 21-vjeçar i Shalke raportohet se është emri i përzgjedhur nga Maldini dhe Masara për të përforcuar prapavijën e ekipit të Piolit, një futbollist me mundësi të mëdha përmirësimi, që Milani shpreson të bëhet një garanci për të ardhmen. Mediat italiane kanë bërë të ditur sot se Tiau pritet të hënën në Milano për vizitat mjekësore dhe firmën, pasi ka tashmë një akord mes palëve.

Kuqezinjtë do t’i paguajnë Shalkes 5-6 milionë euro për kartonin e lojtarit i cili në fakt nuk i dha një lamtumirë siç duhet ekipit ku u rrit dhe u bë një emër i njohur në arnën ndërkombëtare, Tiau ishte në fushën e lojës sot në ndeshjen e Bundesligës, ku Shalke u mund me shifrat 6-1 në shtëpi përballë Union Berlin.

Arena e Lajmit


Milani zgjedh mbrojtësin e të ardhmes. Sot pësoi 6 gola, të hënën hedh firmën në kontratë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook