“Ndoqët strategjinë e luftës”, Ina Zhupa për shembjen e paligjshme të “Prestige”: Donit ta kthenit News24 në ERTV2. Pronari nuk bëri atë që deshët ju

Zhupaaa

Deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend foli mbi presionin e qeverisë ndaj medias dhe sulmin në “Prestige Resort”.

Ajo u shpreh se sulmi i paligjshëm ndaj Prestige, ishte një mënyrë për të bërë presion ndaj mendiave, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi të kthente News24 në një ERTV.

Zhupa shtoi se sulmi i parë në shtator ishte paralajmërim. ndaj të cilit pronari i “Focus Media Group” nuk ra pre.

“Sot nuk duhet të kishte temë tjerët veç atentatit ndaj liderit të PD. Ngjarja më e rëndë e 30 vitesh demokraci, jo se u godit njeriu Berisha, por kur goditet lideri i opozitës është në rrezik siguria e çdo qytetari, demokracia në vend, të drejtat e liritë tona dhe kjo është shqetësuese për këdo që jeton në Shqipëri e për këdo q mendon të rrisë këtu fëmijët. Siguria në vend është zero dhe urrejtja politike ndaj kundërshtarit dhe atij që bën opozitën, është patologjike deri në dhunë.

Menduat që turma do ju merrte para e do ju vinte deri tek vallet e Samitit, por treguam se kishit përballë e një opozitë kontruktive që nuk ra pre e provokimeve, por tha të vërtetat e saj që u reflektuan në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Sot mediat po vuajnë represionin e jashtëzakonshëm nga qeveria.

Ndiqni strategjinë e luftës, priti burimet e do dorëzohen. Këtë bëtë me News24 tentuat të bllokoni burimet e nisët në shtator me pishinën dhe u kujtuat tani që paska ndërtim pa leke. E vërteta është që në shtator bëtë paralajmërimin e parë. Reago sepse të kemi ardhur tek dera. Ai nuk reagoi siç donit ta kthenit në ERTV 2 dhe tha të vërtetat e qytetarëve e më pas i erdhi radha hotelit. Kjo është strategjia që po ndiqni me mediat që nuk po arrini të blini me metodat tuaja. Gjithçka për të mbyllur gojën “, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Ndoqët strategjinë e luftës”, Ina Zhupa për shembjen e paligjshme të “Prestige”: Donit ta kthenit News24 në ERTV2. Pronari nuk bëri atë që deshët ju

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook