S’e lejoi të futej në tribunë pa biletë, plas sherri mes përgjegjësit të stadiumit dhe 28-vjeçarit, të dy në telashe me policinë

Policia

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë në Berat. Uniformat blu bëjnë me dije se procedimi ka nisur për 59-vjeçarin J.B., dhe 28-vjeçarin S.K., pasi janë konfliktuar fizikisht në ambientet e stadiumit “Tomorri”.

Bëhet me dije se sherri ka nisur pasi 59-vjeçari me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 59 vjeç, banues në Berat dhe S. K., 28 vjeç, banues në Bilç.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasi filloi pasi janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin, në ambientet e stadiumit “Tomorri”, për shkak se shtetasi J. B., me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

(BalkaWeb)

S’e lejoi të futej në tribunë pa biletë, plas sherri mes përgjegjësit të stadiumit dhe 28-vjeçarit, të dy në telashe me policinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook