“Takimin duhet ta drejtonte një arbitër me stemën e FIFA-s”, Kapllani: Rasti i penalltisë duhet të ishte parë më mirë nga VAR-i

Erzeni arriti një barazim 0-0 në ndeshjen e dytë të këtij sezoni ndaj Kastriotit ku nuk munguan rastet e diskutueshme.

kapllani

Në përfundim të sfidës ka folur edhe vetë trajneri i skuadrës shijakase, Xhevahir Kapllani, i cili në një prononcim për “Over Sport” ka komentuar sfidën si dhe rezultatin final.

Ndeshja?

Mendoj që takimin duhet ta drejtonte një arbitër me stemën e FIFA-s sepse disa momente nuk më kanë pëlqyer. Mendoj që arbitri e vonoi kartonin e verdhë sepse mund të bënte që mos të krijoheshin probleme gjatë ndeshje.

Ndryshimet në formacion?

Zëvendësimet ndodhen sepse Amir kishte disa probleme shëndetësore dhe donim ta ruanim për pjesën e dytë. Ndërsa Maloku ka një potencial  të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë shumë te ai.

Rezultati final?

Mendoj që barazimi sot ishte rezultati më i drejtë sepse ne nuk besuam, por mendoj që duhet të shihej më mirë penalltia te VAR-i. Duhet të paktën të ishte vendosur në dijeni.

Arena e Lajmit


“Takimin duhet ta drejtonte një arbitër me stemën e FIFA-s”, Kapllani: Rasti i penalltisë duhet të ishte parë më mirë nga VAR-i

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook