Ten Hag e pranon publikisht për herë të parë: Nuk e di nëse Ronaldo…

Mançester Junajtid duket se po bëhet gati për t’i dhënë duart Kristiano Ronaldos. Portugezi ka filluar të marrë një rol dytësor në planet e Ten Hag dhe ky i fundit, i cili fillimisht insistonte se lojtari nuk do të largohej, sot ka pranuar për herë të parë se një gjë ë tillë nuk është më e sigurt.

ten hag ronal;do

Lojtari u aktivizua vetëm në 20 minutat e fundit të sfidës së sotme ndaj Sauthempton dhe Ten Hag pranoi se ideja që ai mund të mos jetë pjesë e skuadrës pas 1 shtatorit, është diçka reale.

“Nuk mund të them me siguri se Ronaldo do të qëndrojë. Nuk ka edhe shumë kohë deri në mbyllje të merkatos, por do të jemi vigjilentë deri në fund në bazë të asaj që do të ndodhë”, theksoi trajneri.

Ai la gjithçka të hapur edhe sa i përket afrimeve, me Mançester Junajtid që po kërkon me ngulm të përforcohet në repartin e avancuar. “Nuk di të them nëse do të bëjmë diçka para fundit të merkatos, nëse do të ketë lojtarë të gatshëm do të mundohemi t’i sjellim”, deklaro trajneri i Mançester Junajtid.

Arena e Lajmit


Ten Hag e pranon publikisht për herë të parë: Nuk e di nëse Ronaldo…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook