Toronto ka arritur të fitojë mbrëmjen e djeshme në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Sharlotës falë golave të dy ish-sulmuesve të Serisë A, Lorenco Insinje dhe Federiko Bernardeskit, e vlefshme për javën e 28-të në MLS-në amerikane.
Fillimisht ishte ish-sulmuesi i Napolit, ai që shënoi golin e parë në minutën e 49′, ku nga një krosim nga goditja e këndit, italiani ishte në shtyllën e dytë duke goditur topin në ajër në një kënd të pamundur dhe duke shënuar një supergol.
Më pas, ishte radha edhe të ish-sulmuesit të Juventusit, Federiko Bernardeski, i cili në minutën e 66′ me një goditje diagonale ka dërguar topin mjeshtërisht në fundin e rrjetës për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë ekipit të tij.
Toronton kjo fitore e dërgon në vendin e 10-të në kuotën e 33 pikëve.
– Arena e Lajmit