VIDEO/ Milani i kthehet marshimit në kampionat, kuqezinjtë argëtohen me De Ketelar në fushë

Milani i është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke mundur me shifrat 2-0 skuadrën e Bolonjës. Kampionët në fuqi të Serisë A kanë fituar një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në fund, me raste të shumta për shënim dhe me lojë të shkëlqyer të yjeve të saj,

34535

De Ketelar, i aktivizuar si titullar nga Pioli, ka përmbushur pritshmërinë në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat në “San Siro”. Ai diktoi ritmin që në startin e sfidës dhe krijoi aksione të njëpasnjëshme, me golin e Leaos që ishte padyshim meritë  e tij.

Më pas, Milani krijoi edhe raste të tjera, por goli i dytë do të vinte me një goditje spektakolare të Zhiru vetëm në fraksionin e dytë të lojës. Më pas, kuqezinjtë menaxhuan situatën dhe morën tre pikët që i duheshin për t’iu bashkuar përkohësisht në krye Lacios, Torinos dhe Romës.

MILAN-BOLONJA 2-0
21′ Leao, 58′ Zhiru

NGJARJET KRYESORE

68’ Bolonja i afrohet golit me anë të Sansone, por gjuajtja e këtij të fundit prek shtyllën e jashtme në të djathtë të Menja.

58’ GOOOL Milani! Leao nis një top në zonë për Zhiru i cili me një veprim akrobatik dërgon sferën në rrjetë.

45’+1’ Leao shpërthen si zakonisht në krahun e majtë dhe shfaqet para Skorupskit, por gjen përgjigjen vendimtare të portierit, i cili është me fat pasi topi kthehet te De Ketelar me belgun që e fluturon jashtë kuadratit.

44’ Zhiru ka mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat teksa gjuan në zonë, topi përfundon jashtë katërkëndiorit.

28’ Mesias është ai i cili shfaqet në krahun e djathtë, gjuajtja e tij grushtohet nga Skorupski e pastaj Leao e dërgon topin në tribunë.

26’ De Ketelar ndez përsëri sulmin e Milanit, këtë herë duke pasuar për Kalulu i cili shfaqet para Skorupskit, por gabon duke dërguar topin në duart e portierit.

21’ GOOOL Milani! De Ketelar merr topin në mesfushë dhe pasi arrin pranë zonës pason për Leaon i cili godet në shtyllën e parë dhe çon topin në rrjetë.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE:

34242

Arena e Lajmit


VIDEO/ Milani i kthehet marshimit në kampionat, kuqezinjtë argëtohen me De Ketelar në fushë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook