Derbi Partizani-Tirana/ Hodhën lëndë piroteknike në stadium gjatë ndeshjes, e pësojnë disa të rinj

Partizani Tirana

Derbi Partizani-Tirana u shoqërua me një situatë elektrizuese. Gjithashtu pati edhe ndërprerje të ndeshjes për shkak të tymit të krijuar nga hedhja e fishekzjarrëve.

Sakaq gjatë ndesh disa tifozë kanë hedhur lëndë piroteknike në stadium. Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimi për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, dhe shtetasin A. G.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani – Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A. G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja. Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes.

Arena e Lajmit

Derbi Partizani-Tirana/ Hodhën lëndë piroteknike në stadium gjatë ndeshjes, e pësojnë disa të rinj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook