“Ka edhe kështu”/ Rama uron skiatoren italiane që garon për Shqipërinë pas fitores në Kili: Ka ardhur koha që…

Pas Luiza Gegës dhe Florian Markut, një tjetër sportiste ka shënuar një fitore për Shqipërinë. Bëhet fjalë për skijatoren italiane, Lara Colturi e cila garon nën flamurin kuqezi.

laracolturi

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka uruar skijatoren duke e konsideruar një supertalent të pistës së skive.

Rama gjithashtu thotë se ka ardhur koha që të investojë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme për këtë disiplinë.

Postimi i Edi Ramës:

KA DHE KËSHTU! Lara është një supertalent i pistës së skive, vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, me të dy prindërit të dashuruar pas Shqipërisë si edhe ajo vetë, e me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës

Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tone. URIME LARA

Më 30 korrik Colturi arriti të triumfojë në garat e saj në Sllalomin Gjigand në Amerikën Latine. Ajo numëron katër medalje ari, të cilat i ka fituar 2 në garat në Sllalomin Gjigand dhe dy në garat 2 në Sllamom.

Lara është vajza e ish-medalistes Olimpike Italiane Daniela Ceçarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqiptare të Skive. Për tu theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikesh që është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar.

301936883_619184099577255_8578147823388875200_n

Arena e Lajmit


“Ka edhe kështu”/ Rama uron skiatoren italiane që garon për Shqipërinë pas fitores në Kili: Ka ardhur koha që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook