Mediu në takimin e Unionit Demokratik Ndërkombëtar në Washington DC: Shqipëria përballet me probleme të rënda, shkelje kushtetuese të të drejtës së pronës

Mediu

Në takimin e ekzekutivit të IDU (Unioni Demokratik Ndërkombëtar në Washington DC), ku mori pjesë si anëtar i saj dhe përfaqësues i Partisë Republikane, Mediu ngriti shqetësimin për problemet e rënda që ka Shqipëria, nga shkeljet e rënda kushtetuese të të drejtës së pronës, korrupsionit endemik dhe krimit të organizuar, i cili sipas tij shfaqet tashmë si aleat i qeverisë, në dhunimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve, sipas dhe raporteve te ODHIR.

“Të gjitha këto në masë të madhe, kjo situatë ka ardhur edhe nga vendimi i opozitës për të lënë Parlamentin, djegë mandatet, si dhe për të bojkotuar zgjedhjet e pushtetit vendor, duke i dhënë kështu mundësi Ramës të ndryshonte politikisht Kushtetutën dhe manipulonte Kodin zgjedhor dhe zgjedhjet”, tha kreu i PR

Mediu i bëri thirrje për mbështetje të opozitës dhe përfshirjen në qëndrimet e IDU, të Partisë Demokratike. Ai theksoi se IDU, dhe veçanërisht EPP, kanë një rol të rëndësishëm për Bashkimin e PD.

Gjatë forumit të IDU, Mediu u takua me David McAllister, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe kërkoi angazhimin e tij në bashkimin e opozitës shqiptare,

Po ashtu u takua me liderë të së djathtës, ish-Presidentin e Ukrainës Poroshenko, që u nderua me urdhrin e lirisë Bush-Theacher, me Presidenten e Moldavisë, me ish-Kryeministren e Britanisë Trust, Kryeministrin e Australisë Morrison, të Kanadasë Harper si dhe kryeministrin e Slovenisë Jaśa, kryeministren e Norvegjisë etj

Mediu në takimin e Unionit Demokratik Ndërkombëtar në Washington DC: Shqipëria përballet me probleme të rënda, shkelje kushtetuese të të drejtës së pronës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook