“Nuk vazhdonim lojën pa marrë përgjigje për Qefaliajn”, Shehi flet pas fitores: Skuadrat kanë mobilizim të madh ndaj kampionëve

Orges Shehi e ka cilësuar një reagim të rëndësishëm atë të skuadrës së tij në fitoren 2-0 ndaj Egnatias. Tekniku i bardhebluve foli për “Oversport” duke theksuar se skuadra kishte bërë mirë pas incidentit që ndodhi me Qefaliajn dhe tronditi lojtarët.

WhatsApp Image 2022-08-28 at 7.09.57 PM

“Qefalija na shqetësoi jo pak. E kanë çuar të bëjë një skaner se ka dëmtim, çarjen e pamë, presim përgjigje. Situatë që na dëmtoi psikologjikisht, e patë vetë që lojtarët ishin të shqetësuar për këtë dëmtim. Shpresojmë të marrim lajme sa më të mira prej tij.

Me komunikimin që kishim me gjyqtarin, nuk mund të vazhdonim lojën pa ditur gjendjen që kishte. Të  gjithë ishin të shqetësua. Morëm lajmin që në ambulancë ishte përmendur. Në fund të pjesës së parë dhe në pushim folëm që Qefalija është mirë dhe do e fitojmë këtë ndeshje për atë.

Nuk ishte ndeshje e lehtë. E kemi filluar me dy ndeshje jashtë, Kukësi është historik e Egnatia me investime të mëdha, në infrastrukturë e lojtarë. E dinim që ishte e vështirë, kampionati kërkon mentalitet të fortë, edhe me skuadra që ndoshta emrin nuk e kanë të madh por investimin po.

Ky është mentaliteti i duhur sepse skuadrat kanë mobilizim të madh ndaj kampionëve. Kemi ndryshuar shumë fizionomi loje, sot nuk kishim sulmues të mirëfilltë, gjatë lojës lojtarët ndërrojnë pozicione. Bëmë lëvizje me Xhixhën dhe Hasanin duke e kaluar në krah se dimë që vë kundërshtarin në vështirësi. Duhet të përmirësohemi akoma, edhe pse sot ishin 4-5 lojtarë nga formacioni i vitit të kaluar. Them se skuadra është e re se kemi modul ndryshe këtë vit. Shpresojmë të përmirësohemi”, tha Shehi.

Arena e Lajmit

 


“Nuk vazhdonim lojën pa marrë përgjigje për Qefaliajn”, Shehi flet pas fitores: Skuadrat kanë mobilizim të madh ndaj kampionëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook