VIDEO/ Ibraimi i shënon ish-skuadrës, Struga mposht Shkëndijan! Kampionët e Shkupit triumfojnë në transfertë

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Maqedonisë. Kampionët e Shkupit, triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertë. Bardhekaltrit realizuan nga një gol për pjesë me anë të Hamidit dhe Mamadou Danfa.

IBRAIMI

Vemendja më e madhe ishte padyshim te supersfida mes Shkëndijës dhe Strugës, që përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të struganëve. Golat e fitores u realizuan në fraksionin e dytë nga Hristijan Maleski dhe Besart Ibraimi, ndërkohë që kuqezinjtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutat shtesë të pjesës së parë pas daljes me të kuq të Klisman Cakes.

Vlen të theksohet fakti se në momentin e shënimit të golit, Ibraimi, nuk festoi, për respekt të së shkuarës së tij. Kampionati i Maqedonisë së Veriut kryesohet nga Struga me 12 pikë të plota pas javës së katërt. Në vend të dytë renditet Sileksi me 8 pikë, i ndjekur nga Bregalnica dhe Shkëndija me nga 7 pikë.

REZ

REN

Arena e Lajmit


VIDEO/ Ibraimi i shënon ish-skuadrës, Struga mposht Shkëndijan! Kampionët e Shkupit triumfojnë në transfertë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook