Aleksis Sançez duket se është në formën më të mirë të mundshme pas largimit nga Interi, me sulmuesin kilian që ka shënuar dy gola në fitoren e Marsejës nda Nisës me rezultatin 0-3.
33-vjeçari shënoi fillimisht golin e parë të sfidës në minutën e 10-të të saj dhe më pas atë të sigurisë në minutën e 43-të që vulosi rezultatin final.
Sançez u largua nga Interi gjatë kësaj merkatoje me palët që ranë dakord për prishjen e kontratës, me zikaltërit që sot mësuan lajmin për dëmtimin e Romelu Lukakut.
Arena e Lajmit